MSH: Për një ditë janë dhënë mbi 17 mijë vaksina kundër Covid-19

    Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 17.427 qytetarë, 11.732 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 612.391 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.097.855 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 485.464 qytetarë.

    “Sipas shifrave të fundit, 68% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 66% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 62% e popullata mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, ndërkaq 53% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli i ambasadorëve e përshëndeti vendimin e Qeverisë përkohësisht të strehojë një numër të caktuar të civilëve afganë

    Lajmi i rradhës

    Të gjithë shtetasit e RMV-së që ishin paraqitur për evakuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë