Të gjithë shtetasit e RMV-së që ishin paraqitur për evakuim, tashmë e kanë lëshuar Kabulin

    Ministria për Punë të Jashtme informon se të gjithë qytetarët të cilët ishin paraqitur për evakuim tashmë e kanë lëshuar Kabulin dhe për momentin ndodhen në disa lokacione.

    Pjesa më e madhe, më shumë se 30 qytetarë tanë gjenden në Suinlandë – Britani të Madhe; mbi 20 qytetarë ndodhen në Doha – Katar, prej ku në ditët e ardhshme do të transportohen drejt qendrave evropiane, e pastaj drejt Shkupit.

    “Qytetarët tanë të fundit të cilët ishin parashikuar të evakuoheshin e që gjenden në bazën e NATO-s në Kabul, dje gjithashtu kanë lëshuar Afganistanin dhe ndodhen në Osllo – Norvegji. Në bazën e NATO-s në Kabul kanë mbetur vetëm ata të cilët ende po i kryejnë obligimet e tyre, evakuimi i të cilëve do të realizohet në pajtim me orarin për tërheqje nga vetë baza. Me këtë, të gjithë qytetarët të cilët ishin në plan për evakuim janë evakuuar dhe për momentin nuk kemi informacion për ndonjë shtetas tonë i cili ndodhet në rrezik ose ka nevojë për asistencë për t’u evakuuar”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    Lajmi Paraprak

    MSH: Për një ditë janë dhënë mbi 17 mijë vaksina kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Politiko: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova e konfirmuan aleancën me SHBA-në duke pranuar refugjatë nga Afganistani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë