Muaji mars me pagë minimale në RMV prej 20.175 denarë

    Qytetarët që marrin pagë minimale, duke filluar nga paga e marsit, do të ketë të ardhura më të larta për 2.000 denarë në muaj, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rritja e pagës minimale do të jetë për 12,25%, gjegjësisht e njëjta do të kapë vlerën e 20.175 denarë.

    “Me ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të miratuara në mars 2022, vendoset metodologji e re, e cila është zgjidhje sistemore dhe me të cilën nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Çdo vit, në muajin mars paga minimale harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, edhe atë 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës dhe 50% nga rritja e pagës mesatare nga viti i kaluar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

    Prej vitit 2017-të, në Maqedoninë e Veriut ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Kështu, në periudhën 2017/2018, paga minimale ka qenë 12.000 denarë, ndërkaq në vitin 2019-të është rritur në 15.194 denarë. Në mars të vitit 2022, paga minimale arriti në 18.000 denarë, për dallim prej vitit 2016-të kur paga minimale ishte 10.80 denarë. Në mars të vitit 2023 paga minimale do të bëhet 20.175 denarë.

    Lajmi Paraprak

    “Diplomacia e tërmetit” Turqi-Greqi: A do të jetë këtë vit ndryshe nga 1999-a?

    Lajmi i rradhës

    Batalioni rus ku besohet se luftojnë vullnetarë nga Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë