Muaji që kaloi, i treti korrik më i nxehtë në botë i regjistruar, thonë shkencëtarët

    Bruksel  – Muaji i kaluar ishte një nga korrikët më të nxehtë në botë të regjistruar, i treti pas korrikut të vitit 2019 dhe atij të 2016-ës, me temperatura jashtëzakonisht të larta të shënuara në disa rajone që nga Finlanda deri në Shtetet e Bashkuara, thanë të enjten shkencëtarët e BE.

    Ai është piketa më e fundit në një trend të ngrohjes afatgjatë që i sheh shtatë vitet e fundit të renditen si më të nxehtat në botë të regjistruara, pasi emetimet e gazrave serë e ndryshojnë klimën e planetit.

    “Kur shikojmë temperaturat globale, ka ndryshime nga viti në vit apo edhe muaj në muaj,” tha Freja Vamborg, shkencëtare e lartë në “European Union’s Copernicus Climate Change Service” për Reuters.

    “Por në fund të fundit, gjëja kryesore që ne shohim është një prirje e ngrohjes në nivel global, dhe në shumicën e rajoneve të botës.”

    Regjistrimet e Kopernikut kthehen në 1950, por kontrollohen me grupe të tjera të dhënash që datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të.

    Lajmi Paraprak

    Hapen linja telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Gjermania dhe Franca injorojnë OBSH-në, do ta japin dozën e tretë të vaksinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë