Mucunski i VMRO-DPMNE-së: Do të ishte e shëndetshme për BDI-në që të kalojë në opozitë

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare dhe nëjherit kryetar i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski në “360 Gradë” në Alsat vlerësoi se problemi më i madh në sistemin politik dhe kulturën politike është sundimi i BDI-së për më shumë se 20 vjet, përcjell Nistori.

    “Mendoj se problemi më i madh që e kemi në sistemin politik dhe kulturën politike është fakti se një parti politike si BDI-ja, është në pushtet më shumë se 20 vjet. Mendoj se do të ishte e shëndetshme dhe primare për BDI-në që të shkoj në opozitë”, tha Mucunski.

    ASh-ja në Qeveri, ja çfarë thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së

    Mucunski thotë se është i befasuar nga qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për hyrje në Qeveri. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët që nga zgjedhjet e fundit parlamentare vepron si opozitë në lidhje me partinë në pushtet, BDI.

    “Ai qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në një qeveri e cila nuk do të zgjas hëm shumë se një vit…mua më shqetëson veprimi i tyre opozitar, kuptohet derisa vendosin që të jenë pjesë e qeverisë aktuale”, deklaroi Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SAShK: Projekt ligji për rroga është diskriminues dhe lë hapësirë Qeveria vetë të sjellë vlerësime dhe vendime

    Lajmi i rradhës

    Si ta përgatisni shtëpinë për të ftohtin e dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë