Muhamed Zekiri nuk është në gjendje të mirë psikike – shtyhet seanca gjyqësore

    Tre deri në katër javët e ardhshme nuk do të mbahet asnjë seancë gjyqësore për lëndën në të cilën i akuzuari kryesor është Muhamed Zekiri. Nga Gjykata Penale përmes një kumtese potencuan se seancat do të shtyhen për shkak të siç thonë ata, destabilizimit të gjendjes psikike të të akuzuarit Muhamed Zekiri.

    “Në gjykatë është dorëzuar ekspertiza e re e ekspertit – psikiatër, sipas të cilit, për shkak të gjendjes psikike të të akuzuarit M.Z., rekomandohet shtyrja e gjykimeve për tri deri në katër javët e ardhshme” thuhet në kumtesën e gjykatës penale.

    Gjykimi për këtë lëndë ka filluar në nëntor të vitit 2022 por nga atëherë disa herë seancat janë anuluar dhe shtyrë, kryesisht për shkak të gjendjes psikike të Zekirit. Ndryshe, ai akuzohet për dëmtimin e buxhetit të shtetit për mbi një milion euro.

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri: Nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe në vitin e ardhshëm shkollor

    Lajmi i rradhës

    Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë