Shaqiri: Nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe në vitin e ardhshëm shkollor

    72 nxënësit shqiptarë të çashkës që me vite ndjekin mësimin në gjuhën maqedone nga shtatori do të mësojnë në gjuhen shqipe, kështu premtoi Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Ai njoftoi se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet.

    “Brenda shtatorit unë si ministër ju premtoj se do të bëjë çmos, do shkoj do të takoj prindërit. Nga shtatori premtoj se do të fillojnë nxënësit të mësojnë shqip.” – deklaron Shaqiri.

    Ditë më parë prindërit e 72 nxënësve mbledhën nënshkrime për të disatën here dhe i dërguan deri tek Komuna e Çashkës me shprese se çështja e hapjes së paraleles në gjuhen shqipe në Çashkë do të realizohet një ditë.

    Lajmi Paraprak

    DHUNA NDAJ MJEKËVE | Gati 80% e mjekëve keqtrajtohen në vendet e punës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Muhamed Zekiri nuk është në gjendje të mirë psikike – shtyhet seanca gjyqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë