MUNGESA E LIBRAVE NË SHKOLLA | Zendeli: LSDM – BDI e hanë turpin me lugë

    Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i ka akuzuar partitë në pushtet LSDM-në dhe BDI-në për mungesën e librave për nxënësit. Në një postim në Facebook ai shkruan se “këto dy parti, e hanë turpin me lugë”.

    “LSDM – BDI e hanë turpin me lugë. Qeveria s’ka para për libra për nxënësit, mirëpo ka para për tenderat e fryera shumëfish për pushtetarët dhe familjarët e afërm të pushtetarëve”.

    “Çka s’kemi ndëgjuar arsyetime për mungesën e librave dhe në fund, nxënës, prindër dhe mësimdhënës për të satën herë të mashtruar”, ka shkruar Zendeli.

    Lajmi Paraprak

    NDODHITË E FUNDIT NËPËR BURGJE | Spasovski: Kjo tregon se sistemi i burgjeve duhet të forcohet

    Lajmi i rradhës

    Xhaçka në Shkup: Me ndryshimet kushtetuese do t’i hapni vendit rrugën e integrimit në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë