Mungesë kuadri, shkollat profesionale në kërkim të nxënësve

    Drejtimet në shkollën e mesme për bujqësi, peshkatari dhe veterinari “Vëllezërit Milladinov” në Shkup po bëjnë përgatitjet e fundit për pranimin e gjysmë maturantëve. Pavarësisht se këto drejtime nuk i tërheqin gjeneratat e reja, nga drejtoria e shkollës kujtojnë që pikërisht të njejtat  janë ardhmëria e sigurt dhe fitimprurëse e nxënësve.

     Prandaj, bujqësia si profesion i ardhshëm shumë njerëzve u tingëllon se është diçka shumë e vështirë për punë. Mirëpo, sot në vendin tonë dhe në botë, bujku duart e tij i zëvendëson me mekanizëm dhe shumë lehtë mund të kultivohen kulturat bujqësore. Kemi shumë nxënës të cilët mbaruan këtu dhe tashmë kanë bizneset e tyre, kanë ferma, vreshta, kopshte perimesh prej të cilave jetojnë shumë mirë”, tha Elizabeta Angeleska, drejtore SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”.

    Nehat Rexhepi, inxhinier i agronomisë tha se nxënësit mund të konkurrojnë për teknik të mjekësisë veterinere, teknik për fitomjekësi, agroteknik si dhe teknik për agro menaxhment.

    Drejtimi teknik i mjekësisë veterinare nxënësi thirret gjysmë mjeku dhe mund të punësohet në ambulancë veterinare. Me drejtimin tjetër i cili është teknik për fitomjeksi nxënësi vet mund të hap biznes privat, barnatore bujqësore. Drejtimi tjetër i cili është agroteknik, më parë ka qenë hortikulturë, këtu përfshihen të gjitha llojet e luleve edhe dekorimeve që bëhen për ahengje të ndryshme. Kurse drejtimi teknik për agrmenaxhment, këtu nxënësi aftësohet se si të menaxhohet bujqësia”, pohoi Nehat Rexhepi, inxhinier i agronomisë, SHMQSH “Vëllezërit Milladinov”.

    Përveç drejtimeve profesionale, shkolla e mesme “Vëllezërit Milladinov” ofron edhe drejtimin gjimnaz i cili ndahet në tre fusha: humanitaro-shoqëror, artistiko-gjuhësor dhe matematiko natyrore.

    U bëj apel të gjithë nxënësve nga komuna dhe rrethina e fshatit Studeniçan që të vijnë dhe të regjistrohen në këtë shkollë..dhe ti shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që i ofron kjo shkollë. Në klasën tonë jemi gjithsej 11 nxënës”, tha Fatmire Sulejmani, nxënëse.

    Regjistrimi në shkolla të mesme në afatin e parë do të zgjat nga 14 deri më 17 qershor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kasparov: Putinin e njoh vetëm si diktator të Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Carovska nuk ka përgjigje konkrete se si do të vazhdojë viti i ri shkollor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë