Mungojnë tualetet publike nëpër parqe, qytetarët gjejnë alternativa

    Sapo del dielli dhe rriten sadopak temperaturat, qytetarët u drejtohen parqeve, sidomos atij në kryeqytet, për të kaluar një ditë argëtuese me fëmijët. Megjithatë, në park nuk mund të qëndrojnë aq sa duan, sepse nuk ka tualete publike. Sipas tyre, kur fëmijët duan të shkojnë në tualet ka vetëm dy zgjidhje, ose të shkojnë tek lokalet pranë ose të shfrytëzojnë drunjtë e parkut.

    “Nuk ka tualete dhe sinqerisht t’u them nuk do ishte keq nëse do bënin. Nuk është e këndshme t’i dërgojmë fëmijët për nevojën pas druve apo nëpër shkurre, sinqerisht.”
    “Ja ka disa tualete, 1,2,3,4,5.
    – Ku janë?

    -Ja, drunjtë që shihni. Ku tjetër?! S’ka të tjera.
    vetëm për fëmijët edhe për ne duhet, apo jo?

    Realisht, nuk ka. Mungojnë tualete publike dhe në fakt duhet të ketë. Sepse si të rritur duam të kalojmë më shumë kohë me fëmijët në park dhe nëse ata duan të shkojnë tualet duhet ose të ikësh në shtëpi, ose të gjendesh këndej rrotull.”
    “Jemi me fat që banojmë këtu afër, përndryshe është e vështirë. Tualetet publike janë të nevojshme gjithkund, jo vetëm këtu në park, or edhe në shesh dhe në çdo vend publik që frekuentohet nga një numër më i madh qytetarësh.”
    “Shkojmë dhe përdorim tualetin në shtëpi.
    – Pra, banoni këtu pranë?
    -Po.”
    “Patjetër, duhet të ndërtojnë. Do të doja të kishte tualete publike këtu në park.
    Ai ende mban pelena, por nëse do ishte më i rritur do e lejoja të kryejë nevojë pranë druve.”
    “Sigurisht që duhet të ketë. Kjo tek ne është katastrofale, në asnjë vend nuk ka. Aq më tepër në park duhet të ketë, dhe në gjendje të mirë që të mund të shfrytëzohen nga fëmijët dhe ku të mund t’i ndërrojmë pelenat e të vegjëlve. Por, duhet të ketë tualete edhe për të rriturit.
    Kryetarja e re e Shkupit Danella Arsovska, thotë se në programin e saj nuk ka pasur të parashikuar diçka të tillë. Megjithatë, shton se në takim me kandidatët për Qytetin e Shkupit, kanë rënë  dakord që të realizojnë disa projekte nga programet e tyre. Një nga të diskutuarat janë tualetet publike.
    “Ata përmendën propozime cilësore, në mesin e të cilave edhe kjo për të cilën po flasim. Të gjithë të pranishmit ranë dakord që meqë kjo është në interes të qytetarëve do të diskutohet mënyra e zbatimit dhe atë shumë shpejt. Meqë para nesh kemi edhe buxhetin e ri besoj se aty do të përfshihet edhe kjo kërkesë.”- deklaroi Danella Arsovska- kryetare e Qyteti i Shkupit
    Edhe pse nuk është propozim konkret, Arsovska pranon se zgjidhje e mire do të ishin tualetet me sistem automatik për dezinfektim dhe pastrim. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Ngec imunizimi në Tetovë kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    RMV, rritet interesimi për vaksinën kundër gripit stinor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë