Ngec imunizimi në Tetovë kundër Covid-19

    Një infermiere këshillon një qytetarë të Tetovës për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Foto: Lirim Shabani

    Në Tetovë është ulur ndjeshëm interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Vetëm 30% e popullsisë në këtë qytetet është imunizuar. Si pasojë, në gjithë territorin e komunës së Tetovës për momentin ekziston vetëm një pikë vaksinimi.

     “Kohën e fundit, interesimi është shumë vogël. Brenda ditës vaksinojmë diku rreth 150 pacientë ku kryesisht është doza e parë dhe doza e tretë. Në fillim radhët ishin shumë të gjata sidomos nga mosha rinore kur hynë në fuqi masat, sidomos për lëvizjen nëpër restorante dhe kafene, atëherë ishte rinia pak më e interesuar, kurse tani për momentin më tepër vijnë moshat më të vjetra”- deklaroi Kujtime Ibrahimi, Shtëpia e Shëndetit.

    Shoqata e mjekëve amë dhe familjarë pret rritje të interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19, pas mbarimit të trajnimit një mujor të mjekëve amë, i cili ka pasur për qëllim lehtësimin e komunikimit të personelit mjekësor me pacientët skeptik ndaj vaksinave.

     “… ne tash kemi hyrë në nëntor dhe në vazhdimësi besoj se kolegët e mi iu bëjnë apel pacientëve që të vaksinohen por besoj dhe mendoj se mirë është të ketë edhe fushata tjera të natyrave të ndryshme të cilat normalisht do t’i mendojnë organet shëndetësore me qëllim që në numër sa më të madh pacientët të vaksinohen. Kemi një kategori të pacientëve te cilët kanë sëmundje kronike dhe nuk guxojnë ta marrin vaksinën, por është numër I vogël dhe kategori të rralla. Jo të gjithë pacientët që janë kronik nuk guxojnë ta marrin”- pohoi Bekim Ismaili, Shoqata e Mjekëve amë dhe familjarë.

    Tanimë muaj me radhë, në bazë ditore në gjithë Maqedoninë jepen nën 1000 doza të para të vaksinave kundër Covid-19. Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tash, me dy doza janë vaksinuar 37% e gjithë popullatës vendore. Për tu arritur imuniteti kolektiv, e nevojshme është të vaksinohen 70-80% e gjithë popullatës. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Hotelet në Strugë dhe Ohër para një krize të re

    Lajmi i rradhës

    Mungojnë tualetet publike nëpër parqe, qytetarët gjejnë alternativa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë