Murseli, kandidat i vetëm që ka program për rindërtimin e teleferikut

    Kandidati i ASH-AAA për Tetovën, Vullnet Murseli përmes profilit të tij në FB ka shpalosur një pjesë të programit të tij për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit, përcjell Nistori.

    “Kodra e Diellit është pasuri e jashtëzakonshme natyrore që mund të sjellë përfitime ekonomike jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për rajonin më të gjerë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht kjo pikë turistike është e mjerueshme: e lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare, pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje në çdo hap, me hedhurina dhe aromë kundërmuese e mbushur me mbetje inerte, me qen endacak etj. Prandaj, ne kemi vendosur Kodrën e Diellit ndër prioritetet kryesore tona për të cilën do të punohet me intensitet të plotë që nga fillimi i mandatit” shkroi Vullnet Murseli kandidat për komunën e Tetovës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shilegov: Kopshti Zoologjik i Shkupit do të shndërrohet në atraksion rajonal turistik

    Lajmi i rradhës

    Molla që nuk duhet të përdorni në gatim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë