Ministri i Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, në një intervistë për 360 shkallë në MRT 1, ka treguar se në takimet që ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski së fundi kanë pasur në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku u diskutua për idenë e ndryshimeve kushtetuese (për hyrjen e bullgarëve) me efekt të vonuar, përcjell Nistori.
“U diskutua për propozimin e qeverisë sonë për të sjellë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, të cilat, duhet të jem i sinqertë, jo se ka ndonjë shpresë të madhe nga ana e institucioneve në Bruksel që një propozim i tillë të kalojë, por të zhbllokohet, nuk përjashtohet. Ka njëfarë optimizmi që do të duhet ta konkretizojmë. Mendoj se Qeveria ka një bazë të mirë kur thotë se logjika në ndryshimet kushtetuese duhet të jetë e ngjashme me atë që u bë kur hymë në NATO pas ndryshimit të emrit. Domethënë që në fazat e ndryshimit të Kushtetutës duhet të ketë një tjetër amendament shtesë, i cili do të thotë se përmbajtja do të materializohet, do të hyjë në fuqi, pasi Bullgaria të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian”, thotë Murtezani.
I pyetur se si duhet kuptuar atëherë mesazhi i Charles Michel i postuar në rrjetet sociale pas takimit me Mickoskin se tani është vendimtare për të zbatuar zotimet e kaluara, Murtezani tha se Michel iu referua vendimeve të Këshillit që tashmë ishin marrë.
“Ajo që marrim si sinjal nga pala tjetër është përkushtimi për të çuar përpara procesin. Ju e dini se të gjitha këto çështje kontroverse ishin edhe temë e garës parazgjedhore dhe VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë pikërisht duke u përpjekur të eliminojë disa pasoja, pra dëmet e shkaktuara nga pushteti i kaluar. Prandaj ne si VLEN konsiderojmë se mbështetja e shprehur në numrin prej 58 deputetësh është mesazh i caktuar nga maqedonasit se procesi duhet të trajtohet me shumë kujdes për të eliminuar të gjitha pikëpyetjet që ne si shtet i kemi devijuar vazhdimisht nga diçka dhe që ne përfundimisht do të përballeshim edhe një herë me bllokadë në të ardhmen”, thotë ministri i Çështjeve Europiane. /Nistori/