Musai: Fëmijët, njerëzit, të rriturit, të moshuarit mësojnë nga modelet ekzistuese

    Pjesë e protestës së sotme ishte edhe Profesori Universitar Musa Musai, ai shprehu mendimin e tij profesional mbi fenomenin e hapjes së kazninos pranë një institucioni edukativo-arsimor siç është çerdhja “Rinia”. Musai deklaroi se ne dita ditës po vuajmë nga varshmëria e krijuar ndaj këtij patetizmi shoqëror, ndaj këtyre fenomeneve sociale devijante, përcjell Nistori.

    “Atë që doja ta ndaja bashkë me ju është fakti se ndoshta secili nga ne qoftë mikun, qoftë familjarin, qoftë dikënd që e njohim mund të kemi persona që vuajnë dhe e paguajnë shtrenjtë faktin e varshmërisë së krijuar ndaj kësaj të keqe, ndaj këtij patetizmi shoqëror, ndaj këtyre fenomeneve sociale devijante që ne i shohim dhe dita ditës po vuajmë nga këto segmente. Iniciativat e tilla për të senzibilizuar situatën që objektet arsimore, çerdhet, shkollat sëpaku të mbrojtura edhe nga diçka që unë do ta them nga aspekti profesional. Një ndër teoritë më të shquara të psikologëve social siç është Albert Bandura është teoria e të mësuarit social dhe në atë teori vlejnë parimet ku thuhet: “Fëmijët, njerëzit, të rriturit, të moshuarit mësojnë nga modelet ekzistuese, këto modele egzistuese nëse janë të shfaqura përmes sjelljeve, përmes fenomeneve devijante siç është bixhozi dhe siç janë vendet në të cilat realizohet kjo e keqe e shoqërisë”. Gjithsesi ne jemi këtu të pranishëm për të thënë se zëri jonë dhe qëndrimi jonë është i prerë dhe kategorik për ti thënë jo kësaj dhe për ti larguar ato në kuadër të përgaditjeve ligjore, në kuadër të vullnetit të kësaj shoqërie dhe këtyre njerëzve të cilët me praninë e tyre, me zërin e tyre, me opinionet e tyre gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë me dije se janë kundër një dhënie të lejes së këtyre objekteve që të jenë pranë institucioneve edukativo arsimore”, deklaroi Musa Musai.

    Musia shpjegoi para protestuesve në mënyrë profesionale se si shqisat tona janë të përfshira edhe ndaj këtyre dukurive negative. “Të gjithë ne 82 për qind të gjërave i mësojmë nga ajo çka shohim, 11 për qind nga ajo çka dëgjojmë, 3 për qind nga ajo çka ndjejmë, 1,5 për qind nga ajo çka prekim dhe 1 për qind nga shijet tona, pra këto pesë shqisat tona në këto përmasa janë të përfshira edhe kur është në pyetje ndonjë dukuri negative, fenomene të caktuara devijante në shoqërinë tonë”, shpjegoi Musai. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Eurostat: Maqedonia e Veriut e dyta në rajon sipas mbeturinave komunale për kokë banori

    Lajmi i rradhës

    Talat Xhaferi nuk ka thirrur mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë