Talat Xhaferi nuk ka thirrur mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

    Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk ka thirrur mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të cilën ditë më parë e kërkoi opozita, për të emëruar gjykatësit kushtetues. Opozita tha se i jep akoma kohë Xhaferit që të thërret mbledhjen e trupit punues, duke shtuar se deputeti Fadil Zendeli i cili sipas shumicës problematizon zgjedhjen ishte dy herë nënkryetar Kuvendi.

    “Konsideroj se kolegu të cilin po e problematizon shumica është pikërisht njeriu të cilin kjo shumicë e kishte zgjedhur nënkryetar Kuvendit. Nëse votimi dhe mbështetja e tyre për zgjedhjen dhe integritetin e tij si njeriu i dytë i Kuvendit, nuk është e mjaftueshme që ai vetë të vendos për cilin gjykatës do të voton, nuk e di çfarë duhet më shumë. Shihet qartë se çështjet e koalicionit mes BDI-së dhe koalicionit më të vogël të tyre LSDM-së janë më të rëndësishme se gjithçka”, tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska ka një porosi por pa adresë konkrete. Kacarska thotë se dikujt i konvenon të mos ketë format të kompletuar në Kushtetuese.

    “Disa herë kam deklaruar se kjo qasje e deputetëve është joserioze. Më duket se nuk e kuptojnë rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese. Së fundi i parashtroj vetës një pyetje mbase dikujt mund t’i shkon për shtati derexheja në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese”, tha Dobrilla Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese

    Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk funksionon prej muajsh, kjo për arsye se kreu i këtij komisioni në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur kryetar Komune. Në rend dite kanë mbetur të bllokuar zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, këshilli i çmimit vjetor “8 shtatori”, këshilli i RTVM-së, këshilli i Agjencisë së Mediave dhe disa delegacione të parapara të cilët i takojnë opozitës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Musai: Fëmijët, njerëzit, të rriturit, të moshuarit mësojnë nga modelet ekzistuese

    Lajmi i rradhës

    Konflikti Rusi-Ukrainë do të ketë efekte negative në ekonominë e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë