Musar: Politikanët e RMV do të tregojnë mençuri për ndryshimet kushtetuese

    Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar sot në Shkup shprehu shpresën se politikanët në Maqedoninë e Veriut do të tregojnë mençuri dhe do t’i zbatojnë ndryshimet kushtetuese të cilat janë kusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në dhe hapjen e klasterëve për negociatat. Ajo në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e saj, presidentin Stevo Pendarovski theksoi se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, se Sllovenia është përballur me ato procese dhe se drejt asaj rruge edhe ky vend është dashur të ndryshojë Kushtetutën ku asokohe ka pasur debate të ashpra politike në shoqërinë sllovene, përcjell AIM, njofton Nistori.

    Musar tha se edhe Sllovenia e ka kaluar të njëjtën rrugë drejt BE-së, ndërsa shpreson që RMV do të tregojë mençuri për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

    “Sllovenia gjithashtu duhej të ndryshonte Kushtetutën e saj, pati argumente politike dhe debate për lejimin e të huajve për të blerë prona në Slloveni. Edhe në atë kohë na thanë se ishte kundër interesave të Sllovenisë, por në fund i bëmë ndryshimet dhe vazhduam”, tha Pirc Musar.

    Presidentja sllovene Pirc Musar gjatë vizitës zyrtare do të takohet edhe me funksionarë të lartë të shtetit dhe do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

        Lajmi Paraprak

        Arrestohet Milun Milenkoviq, njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

        Lajmi i rradhës

        Kurti: QUINT-it ia prezantova planin për ulje të tensioneve në veri

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë