EKSPORTI QË NUK SJELL MIRËQENIE! Tregtia me varfëri dhe papunësi të madhe

    Ekonomia e Maqedonisë vetëm me rritjen e shifrave të eksportit dhe përmirësimin e cilësisë së eksportit mund të ulë varfërinë dhe të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve.

    Raporti i fundit I Bankës Botërore për strategjinë tregtare të Maqedonisë së Veriut vlerëson se vendi ka nevojë për diversifikim apo shpërndarje më të madhe tregtare, me qëllim që të krijohen vende më cilësore pune. Në dy dekadat t e fundit, Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të madh në reformimin e ekonomisë së saj, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja, duke arritur statusin e vendit me një nivel mesatar të të ardhurave.

    Mirëpo, struktura e ekonomisë së saj, edhe më tej në një pjesë të madhe mbetet e pandryshuar, ndërsa po ngecin politikat tregtare. Bile, Maqedonia e Veriut po ballafaqohet me nivel të lartë të papunësisë, ndërsa 18 për qind e popullatës edhe më tej jeton në varfëri. Përqendrimi i eksportit në pak prodhime po e kufizon edhe rolin e tregtisë në ekonominë vendore, shkallët e rritjes ekonomike të së cilës në vazhdimësi janë nën ato të BE-së dhe të shteteve të tjera të Ballkanit perëndimor, thuhet në raport.

    “Tregtia mund të jetë një shtytje e fuqishme për rritjen në Maqedoninë e Veriut me çka do të transformohet ekonomia, do të hapen vende të qëndrueshme të punës dhe do të zvogëlohet varfëria “, thotë Masimiliano Paoluçi, drejtor i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni. Duke shtuar se që kjo të ndodhë, në vend, duhet të mbështeten dhe të diversifikohen politikat tregtare, përfshi edhe fokusin ndaj tregtisë me shërbimet për përfitime më të mëdha ekonomike.

    Strategjia e re tregtare do t’i mundësonte ë Maqedonisë të mund të zgjerojë diversifikimin ekonomik përmes bujqësisë, agro-biznesit, shërbimeve dhe procesit më kompleks të prodhimit, që do të sjellë edhe vende më mirë të paguara të punës, rritje ekonomike dhe mbijetesë të bizneseve dhe ulje të varfërisë. Strategjia e rritjes e Maqedonisë së Veriut duhet të synojë të diversifikojë ekonominë dhe të kërkojë investime të huaja të orientuara nga eksporti, të cilat do të kishin efekte më të forta në ekonominë vendase.

    Agjenda e propozuar e reformës duhet të konsiderohet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe atraktivitetin për investime dhe rritjen e produktivitetit në ekonomi. Në fund të fundit, aftësia e vendit për të arritur një diversifikim dhe përmirësim më të madh ekonomik do të varet nga një numër i madh faktorësh të ndryshëm, duke përfshirë politikën e konkurrencës, politikat e investimeve, inovacionin, politikat arsimore. Edhe analizat e ndryshme në vitet e kaluara kanë konfirmuar se ekonomia e vendit eksporton një pjesë të madhe të prodhimeve që kanë vlerë të vogël të shtuar.

    Eksperti ekonomik, Darko Llazarov thotë se eksporti vendor është tepër i përqendruar lidhur me numrin e kompanive eksportuese, numrin e prodhimeve eksportuese dhe numrin e tregjeve eksportuese. Sipas tij, në vend ka më pak se 3000 kompani eksportuese, që është rreth katër për qind e subjekteve afariste aktive në ekonominë kombëtare.

    “Nga pikëpamja e numrit të produkteve, me vlerën më të madhe se 500.000 euro, eksportojmë më pak se 500 produkte, apo 10 për qind nga të mundshmet më shumë se më shumë nga 5 200 produkte që janë objekte në tregtinë ndërkombëtare. Por edhe këto eksporte aktuale dominohen nga metalet, produktet primare bujqësore, ato të tekstilit dhe veshmbathjeve që konfirmon konstatimin se eksportojmë produkte me nivel të ulët të finalizimit dhe nivelit të ulët vlerës së shtuar”, shton Llazarov.

    Sipas tij,nga pikëpamja e tregjeve të produkteve të Maqedonisë, eksporti në Gjermani tejkalon shifrat prej 46 për qind nga totali i eksportit.

    “Nga ana tjetër, pesë tregjet e para eksportuese kanë pjesëmarrje relative prej 64 për qind në totalin e eksporteve. Shteti ynë eksporton mallra me vlerë më të madhe se një milion euro vetëm në 58 shtete”, përfundon Llazarov.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është klaustrofobia?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodhë me ekonominë e Turqisë?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë