Musliu: Komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në

    Duhet të analizohet pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të LSDM-së. Nuk besoj se në nivelin lokal qytetarët i ndëshkuan kryetarët e komunave për shkak të qeverisë qendrore, tha analisti Albert Musliu në “Studio 10″.

    “Mendoj se Zaev e mori mesazhin e qytetarëve dhe pas qëndrimit dhe fjalëve të tij, mund të konfirmohet kjo. Se sa do ta zbatojnë këtë në LSDM do ta shohim në ditët në vijim.

    Mendoj se komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në dhe pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të tyre e shkaktoi këtë situatë. Javën tjetër do të shohim nëse gjërat ndryshojnë”, tha Musliu.

    Lajmi Paraprak

    A e ka humbur BE-ja Ballkanin Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Deri tani, nuk ka asnjë nxënës pozitiv me Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë