Mustafa: Grenell nuk kërkoi që të rrëzohet Qeveria Kurti-1

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Richard Grenell nuk ka kërkuar asnjëherë nga LDK-ja, sa Mustafa ishte kryetar i saj, që të rrëzohet Qeveria Kurti 1.

    Mustafa ka thënë se LDK -ja s’ka marrë porosi të tilla dhe afate nga askush nga SHBA-ja.

    “Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut. I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria. Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Tutje, ai ka theksuar se Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e marrëveshjes së koalicionit kur e shkarkoi një ministër të LDK-së.

    Këtë, sipas tij, Kurti e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria.

    “Po habitem me mendjelehtësinë e interpretimit të 7 ditëve, pesë ditëve, e ditëve të trilluara dhe analizave që po iu bëhen në publik. Këta njerëz ose nuk i njohin SHBA-të ose janë të sëmurë kundër SHBA-ve. I falem zotit që jam gjallë dhe shëndosh nga mendja, për të mos lejuar spërkatje të tilla ndaj LDK-së dhe partneritetit me SHBA-të derisa unë isha kryetar i saj”, ka shkruar Mustafa.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Asgjë nuk është valide, derisa Rexhepi të paraqitet fizikisht

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi shkoi: Nuk do ua bëj unë shumicën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë