Xhaferi shkoi: Nuk do ua bëj unë shumicën

    E gjithë ajo që ndodhi në seancën parlamentare ku duhej të debatohet për nismën për votimin e mosbesimit të Qeverisë me një fjalë mund të quhet lojë e nervave. Pritshmëritë e deputetëve që e parashtruan këtë nismë me shumë ishin gjasa që nisma do të kalojë dhe asgjë nuk do të cenojë shumicën. Andaj në skafandër erdhën deputetët e VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski dhe Angellika Petkovska, të cilët janë pozitiv me Covid-19.

    “Po ndjekim protokollin, në përputhje me protokollin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, e njëjta ndodhi një herë dhe vazhdojmë më tej…”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, shfrytëzoi rastin që të rikujtojë deputetët e VMRO-DPMNE për paditë e mundshme penale që ata i kërkuan kur për herë të parë në Kuvend u sollën deputet të LSDM me skafandër që ishin pozitiv me Covid -19.

    “Konfirmoni gjendjen me numrat, dy deputet janë lartë dhe shpresoj se nuk do të ketë padi penale për terrorizëm biologjik kësaj here”, tha kyeparlamentari Talat Xhaferi.

    Por gjithçka u komplikua kur u konfirmua se deputeti i Besës Kastriot Rexhepi nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa me këtë ra edhe shumica e opozitës. Kryeparlamentari u ngrit nga ulësja dhe para se të fillojë seanca e thirri Fadil Zendeli-në, si nënkryetarë, ta udhëheq seancën. Nuk do të jem unë i 61-shi këtu, tha Xhaferi dhe doli nga salla.

    “E thërras nënkryetari e Kuvendit që ta vazhdojë seancën. Ju bëra thirrje të vini , kështu që do të jepni procedurale, urdhëroni. 10 minuta pauzë që të vijë nënkryetari i Kuvendit. Do të merrni procedurale nga nënkryetari, askush këtu asgjë… 10 minuta pauzë deri sa të vijë nënkryetari. Duke pasur parasysh se unë nuk jam mbështetësi i nismës dhe nuk do të jemi i 61 këtu”, tha Xhaferi.

    Gjithçka më pas ndodhte me qëllim që VMRO-DPMNE të blejë kohë që të mundohen të bëjnë diçka që të vijnë deri te shumica kështu që në mënyrë procedurale më pas kërkoheshin pauza. Në një kërkesë të tillë për pauzë edhe Dimitar Apasiev i Të majtës, kërkoi që Xhaferi të vijë në seancë.

    “Rregullorja njeh dy gjendje, pengesë e kryetarit për të marrë pjesë dhe mungesë e kryetarit. Ne pamë se kryetari Talat Xhaferi nuk është i penguar, e as që mungon, përkatësisht ai është i pranishëm në godinë, kështu që në përputhje me këtë unë kërkoj një orë pauzë që të vijë kryetari dhe të vazhdojë me udhëheqjen e kësaj seance për shkak se nuk janë plotësuar kushtet e Rregullores që ai të mungojë në këtë seancë”, deklaroi Dimitar Apasiev, “E Majta”.

    Nëse deri në mesnatë nuk votohet interpelanca e Qeverisë, seanca do të vlerësohet si e përfunduar. Qeveria mbetet ndërsa për seancë të ardhshme ku duhet të shqyrtohet mosbesimi i Qeverisë duhet të kalojnë 90 ditë./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mustafa: Grenell nuk kërkoi që të rrëzohet Qeveria Kurti-1

    Lajmi i rradhës

    Kim Mehmeti: Në Maqedoni ka vetëm një ideologji, si të vish në pushtet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë