Mustafaj: Pengesat që nxjerr Bullgaria ndaj Maqedonisë, nuk kanë justifikim (Video)

    Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëherit ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Besnik Mustafaj gjatë promovimit të librit të tij të fundit “Vera pa kthim” në Tetovë gjeti rastin të përgjigjet në intervistën e Nistorit. Ai për Nistorit foli për letërsinë, librin, por edhe si ish-diplomat në lidhje me eurointegrimet, përkatësisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas tij, Ballkani është pjesë kulturore dhe historike e Europës, por tani duhet të jetë edhe pjesë institucionale e BE-së, shkruan Nistori.

    “Ballkani duhet të jetë pjesë e Europës në kuptimin institucional. Është pjesë kulturore, është pjesë historike e Europës, tani duhet të jetë edhe pjesë e Bashkimit Europian dhe sa më shpejtë. Unë jam i bindur, jam një europianist i palëkundur për të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës. Duhet të jenë patjetër pjesë BE-së. Me gjithë problematikat e veta, është një familje politiko-ekonomike, kulturore më e shëndetshme që ka njohur njerëzimi, që nga Krishti edhe para Krishtit, që nga Davidi. Në këtë kuptim, unë tani konstatoj me një keqardhje se, kur ka vullnet për të shtyrë hapa përpara për shembull Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pengesat vijnë me origjinë ballkanike. Pengesat që nxjerr Bullgaria, për mua si ish-diplomat që ka qenë 20 vite në politikë dhe gjithmonë në marrëdhënie ndërkombëtare, pengesat që nxjerr Bullgaria nuk kanë justifikim.” – deklaron Mustafaj.

    Mustafaj shton se, procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut është i gjatë dhe vendi nuk duhet penguar nga Bullgaria që tani, aq më tepër në kontekste zhvillimesh globale, siç është lufta në Ukrainë, përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Ballkan edhe vendet tjera të dobishme për Ballkanin sa i përket integrimit europian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shefi i RedBird konfirmon qëndrimin e Maldinit në Milan

    Lajmi i rradhës

    Vendimi i gjyqit Heard-Depp: Juria vendos në favor të Johnny Depp

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë