Myslimanët bëhen gati për Ramazan

    Qytetarët duke blerë hurme në Peshavar të Pakistanit në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit. 9 mars 2024. / Fotografia: Muahmmad Sajjad, AP

    Miliona myslimanë në mbarë botën po bëhen gati për të nisur agjërimin në Muajin e Ramazanit që nis më 11 mars, varësisht nga vëzhgimet pamore të Hënës së re.

    Palestinezët në Rripin e Gazës këtë vit këtë muaj të shenjtë të islamit e presin mes luftës që po vazhdon midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja.

    Në vende të tjera të botës, myslimanët janë furnizuar me hurma dhe gjësende të tjera ushqimore, por edhe me fenerë, që për shumë vende myslimane është një dekor që vendoset në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit, muajit kur besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit si shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. /REL/

    Qytetarët duke blerë hurme në Peshavar të Pakistanit në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit. 9 mars 2024. 
    1. Qytetarët duke blerë hurme në Peshavar të Pakistanit në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit. 9 mars 2024. 
    Disa fëmijë luten pranë një xhamie të shkatërruar në Rafah të Gazës, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit - grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ka hyrë në muajin e gjashtë. 8 mars 2024. 
    2. Disa fëmijë luten pranë një xhamie të shkatërruar në Rafah të Gazës, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka hyrë në muajin e gjashtë. 8 mars 2024. 
    Myslimanët duke blerë hurma në Karaçi më 9 mars 2024.
    3. Myslimanët duke blerë hurma në Karaçi më 9 mars 2024.
    Punëtorët duke pastruar tapetet në xhaminë Badshahi në përgatitje për nisjen e Ramazanit. Lahore, Pakistan 9 mars 2024. 
    4. Punëtorët duke pastruar tapetet në xhaminë Badshahi në përgatitje për nisjen e Ramazanit. Lahore, Pakistan 9 mars 2024. 
    Disa persona duke blerë tespih në Peshavar të Pakistanit më 9 mars 2024. 
    5. Disa persona duke blerë tespih në Peshavar të Pakistanit më 9 mars 2024. 
    Fenerë dhe zbukurime të tjera të vendosura në një treg në Tripoli të Libisë më 3 mars 2024, teksa myslimanët në mbarë botën përgatiten për nisjen e agjërimit njëmujor. 
    6. Fenerë dhe zbukurime të tjera të vendosura në një treg në Tripoli të Libisë më 3 mars 2024, teksa myslimanët në mbarë botën përgatiten për nisjen e agjërimit njëmujor. 
    Disa fëmijë palestinezë të ulur pranë një muri në Qytetin e Gazës, ku ka të vizatuara dhe të shkruara mesazhe për Muajin e Ramazanit. 8 mars 2024. 
    7. Disa fëmijë palestinezë të ulur pranë një muri në Qytetin e Gazës, ku ka të vizatuara dhe të shkruara mesazhe për Muajin e Ramazanit. 8 mars 2024. 
    Një pakistanez pastron një xhami në Karaçi në prag të nisjes së Ramazanit. 9 mars 2024. 
    8. Një pakistanez pastron një xhami në Karaçi në prag të nisjes së Ramazanit. 9 mars 2024. 
    Qytetarët në Bagdad të Irakut në një treg duke blerë gjësende në prag të nisjes së Ramazanit. 7 mars 2024. 
    9. Qytetarët në Bagdad të Irakut në një treg duke blerë gjësende në prag të nisjes së Ramazanit. 7 mars 2024. 
    Një grua duke blerë dekorime për Muajin e Ramazanit në Bejrut të Libanit më 9 mars 2024. 
    10. Një grua duke blerë dekorime për Muajin e Ramazanit në Bejrut të Libanit më 9 mars 2024. 
    Palestinezët luten pranë një xhamie të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah të Rripit të Gazës më 8 mars 2024. 
    11. Palestinezët luten pranë një xhamie të shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rafah të Rripit të Gazës më 8 mars 2024. 
    Një shitës në Egjipt ka ekspozuar në tezgën e tij hurme dhe ushqime të tjera në prag të nisjes së Ramazanit. Kajro, 7 mars 2024. 
    12. Një shitës në Egjipt ka ekspozuar në tezgën e tij hurme dhe ushqime të tjera në prag të nisjes së Ramazanit. Kajro, 7 mars 2024. 
    Një palestinez vendos një fener në tendën ku po jeton në Rafah. Shumica e popullisë së Rripit të Gazës është zhvendosur si pasojë e luftimeve. 
    13. Një palestinez vendos një fener në tendën ku po jeton në Rafah. Shumica e popullisë së Rripit të Gazës është zhvendosur si pasojë e luftimeve. 
    Lajmi Paraprak

    “Miliona euro ndahen pa bazë ligjore me të cilat mund të ndikohen zgjedhjet në RMV”

    Lajmi i rradhës

    Ramazan – Agjërim në luftë: “një shoqëri në gjendje funerali”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë