Nagavci: Qeveria e ndalon mbrëmjen e maturës dhe ekskursionet

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës.

    “Ka një mungesë serioze të koordinimit të dikastereve të përcaktuara të procesit të vaksinimit. Kërkesa jem për ju është edhe pse arsimi primar është përgjegjësi e komunës mirëpo masat e shtetit që ta bëni një plan të saktë të procesit të vaksinimit të mësimdhënësi. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës”, thekson Tahiri

    Ndërsa, Nagavci tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.

    Ajo tha se vendimi i qeverisë e ndalon, derisa tha se ky vendim është marrë për mirëqenien e nxënësve.

    “Provimi i maturës do të mbahet vetëm për një ditë dhe vendimet e mija nuk do të jenë të pabazuara, nuk kam pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave, vendimi i qeverisë ndalon ekskursionet dhe maturën dhe kjo për ruajtjen e shëndetit të nxënësve”.

    Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19. /eo/ 

    Lajmi Paraprak

    Vetëm pesë minuta të këtij aktiviteti në ditë mund t’i japin shëndetit të trurit një ngritje serioze

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka transparencë te institucionet e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë