Naim Ismaili u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës

    Salla për seancat e Këshillit komunal të Tetovës / Fotografia: Nistori

    Këshilli i Komunës së Tetovës zgjodhi Naim Ismailin për kryetar të ri. Pro votuan 19 këshilltarë, 11 abstenuan.

    Komuna e Tetovës mbeti pa kryetar të Këshillit Komunal pasi ish- kryetari Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës.

    Durmishi më 24 qershor mori detyrën e re dhe u ul në karrigen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës.

    Kujtojmë që, Durmishi brenda një viti u zgjodh dy herë kryetar i këshillit. Njëherë pas zgjedhjeve të rregullta lokale në tetor 2021. Ndërsa së dyti në gusht 2022 pasi Tetova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme për këshillin komunal për shkak se i njëjti nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

    Përndryshe, Këshilli Komunal në Tetovë ka 31 anëtarë. Në përbërjen aktuale Lëvizja Besa – 12, BDI – 11, VMRO-DPMNE – 4, LSDM – 2, PDSH – 1 dhe Alternativa – 1. Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë këshilltar.

    Lajmi Paraprak

    “Deri në 20 mijë euro bakshish për këngëtarin” – ekonomisti thotë se duhet të paguhet tatim, “që t’i kthejmë paratë që investohen në dasma”

    Lajmi i rradhës

    Kurti kritikon BE-në për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë