“Deri në 20 mijë euro bakshish për këngëtarin” – ekonomisti thotë se duhet të paguhet tatim, “që t’i kthejmë paratë që investohen në dasma”

    Shifra marrëmendëse qarkullojnë në dasma, dhe për këtë duhet të paguhet tatim – ngaqë ndryshe nuk ka se si të mbushet më mirë arka e shtetit dhe t’i kthejmë paratë, kështu u vlerësua në ClickPlus nga menaxheri i dasmave, Asan Dautoviç dhe ekonomisti, Faton Halili, përcjell Nistori.

    Dautoviç, tha se ka pasur raste që një këngëtari i janë dhënë 3 mijë euro bakshish, por ka njohuri për këngëtarë të tjerë që edhe pse paguhen 5 mijë euro, kanë marrë bakshish deri në 3 apo 4 herë më shumë.

    “Në rregull nëse një këngëtar merr 8 mijë euro për një dasmë, por problemi është se ata nuk paguajnë tatim ndaj shtetit. Ne investojmë për dasma, por nuk kthejmë paratë nëpërmjet tatimit” – thotë ekonomisti FatonHalili.

    “Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro

     Asan Dautoviç, menaxher i dasmave thotë se mërgata ka momente që punon deri në 12 orë në ditë, kurse ne edhe 8 orë punë, i kalojmë në kafene, vlerëson Dautoviç.

    Ndërkaq Halili thotë se jemi shoqëri lakmitare në luks, por që nuk duam të punojmë.

    Që të dy vlerësojnë se edhe ai luks që bëhet në dasmat shqiptare, është falë diasporës.

    Faton Halili tregoi se institucionet relevante tashmë kanë vërtetuar se në vend investohet rreth 1 miliard euro, vetëm nga diaspora. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Goditje “simbolike” ndaj Orbanit, BE-ja zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

    Lajmi i rradhës

    Naim Ismaili u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë