Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

    Fotot: Driton Paçarada/KOHA

    Sot në ora 13:30 bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona tjera, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

    Prokuroria në seancën e kaluar ku u thanë fjalët përfundimtare ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.

    Ndërkaq, në anën tjetër mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat.

    Ekipi i Telegrafit është në vendin e ngjarjes dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet në seancën ku do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve. Telegrafi

    Lajmi Paraprak

    Si t’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë të përballen me emocionet

    Lajmi i rradhës

    Gaza ka nevojë për më shumë se 70 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme për rimëkëmbje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë