Ndalesa për lëvizje në pyje nuk respektohet | Qytetarët vërshojnë Vodnon

    “ Pavarësisht vendimit të Qeverisë për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve nëpër hapësirat malore, ekipi i televizionit ALSAT takoi shumë qytetarë të cilët kishin dalë që kohën e tyre të lirë ta kalojnë pikërisht nëpër hapësira malore”.

    Disa nga qytetarët e anketuar nuk ishin të informuar për ndalesën dhe rrezikun nga përhapja e zjarreve si pasojë e temperaturave të larta, ndërsa disa të tjerë edhe pse ishin të informuar kishin dalë për shëtitje. Para mikrofonit të ALSAT ata kërkuan kontrolle nëpër male si dhe materiale informative nëpër hapësirat rekreative malore, të cilat do t’i kishin alarmuar qytetarët mbi rrezikun eventual të përhapjes së zjarreve.

    “ Nuk jam i informuar. Unë nuk kam frikë, po lëviz me biçiklete e kam patjetër të ushtroj e kam si trajnim. Do ta kem problem sepse kur lëviz për në Vodno ka hije dhe ndaloj ndokund, ndërsa tani është shumë nxehtë do të duhet të ushtroj natën pas orës 12.00 ose shumë herët në mëngjes, nuk kam opsion tjetër”.

    “ Jemi të informuar, nuk kemi frikë. Kemi dalë pak por ja e shihni ku jemi, në vende ku lejohet për qytetarët të shëtisin jo në mes të malit. 

     “Duhet të ketë njerëz këtu, të bëjnë kontrolle. Pa kontrolle ,asgjë nuk bëhet. Jo të jetë kontrolle e dhunshme por e rregullt e kulturuar. Zjarret nuk po ndodhin për herë të parë, janë çdo vit prezentë”.

    Për Malin Vodno ku ekipi ynë ishte për inspektim, ministria e Bujqësisë tha se nuk është kompetente mbi kontrollin e lëvizjes së qytetarëve. Në këtë drejtim kompetenca tha se nuk kanë as Qyteti i Shkupit e as Policia. Sektori i Bujqësisë tha se policia pyjore, shërbimi kujdestar i pyjeve dhe inspektorati i pylltarisë janë në terren nëpër të gjitha malet dhe pyjet dhe se gjatë ditës së nesërme do të kenë të dhëna se sa qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën e Qeverisë për mos dalje në hapësirat malore.

    Lajmi Paraprak

    Në Kumanovë zbarkon ushtria në luftën kundër zjarreve

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë