Ndarja e VLEN? / Taravari iu shmang pyetjes lidhur me largimin e tij nga koalicioni

    Arben Taravari në tubimin përmbyllës në Tetovë në fushatën zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Pas informatave që nxori Alsat në lidhje me përplasjen e kreut të ASh-së, me krerët tjerë të koalicionit VLEN, Arben Taravari sot iu shmang pyetjes lidhur me largimin e tij eventual nga koalicioni.

    Ai, nuk dha shpjegim edhe për kërkesën që të marrë 40% të kandidatëve për komuna në zgjedhjet e tetorit. Sipas Taravarit, gjendja në koalicionin VLEN është relativisht stabile.

    “Kjo është irelevante për temën që e diskutojmë sot, bisedat mes koalicioneve janë tema politike. Unë mendoj se sot më shumë unë jam i fokusuar në temën shëndetësi. Në koalicionin VLEN gjendja është relativisht stabile edhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull deri tani”, tha Arben Taravari, kryetar i ASh.

    Lajmi Paraprak

    UEFA vendos Manajn si rival me kapitenin e Arsenalit për lojtarin më të mirë në kualifikueset e Botërorit

    Lajmi i rradhës

    Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit tre muaj pa rroga

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë