Sa vite duhen për zgjidhje të deponisë në Nikushtak të Komunës së Likovës?

    Foto: Ilustrim

    Sa vite duhen për zgjidhje të deponisë në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës? Qysh në vitin 2013 kryetari i atëhershëm i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, si zgjidhje pati premtuar një deponi rajonale në rajonin e Kumanovës.

     “Është bërë fizibility studimi ku është përcaktuar që të bëhet një deponi e përbashkët e rajonit dhe projekti ka filluar në këtë drejtim. Ministria e Ekologjisë ka njohuri për këtë problematik. Mendoj se në afat shumë të shkurtë dhe shpejtë edhe kjo problematikë do të zgjidhet dhe qytetarët do të kenë ambient më të pastër”, Sadulla Duraku, ish Kryetar i Komunës ë Likovës.

    Në maj të vitit 2021 projektin e njëjtë e promovoi edhe kryetari i tanishëm i komunës, Erkan Arifi.

     “Është themeluar ndërmarrje e përbashkët ndërkomunale ku dhe është fituar projekti nga Bashkimi Evropian përmes Ministrisë për Ambient Jetësor për ndërtimin e fabrikës e cila do të ndërtohet në qytetin e Kumanovës dhe në bazë të atij aplikimi të Komunës së Likovës kanë takuar dy kamionë të mëdhenj që do të shërbejnë për grumbullimin e mbeturinave”, Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës.

    Më 16 mars 2022, autoritet ende flasin për të njëjtin projekt, i cili nuk është askund në realizim.

    Deponia rajonale në Sveti Nikollë, ende duhet të presë. Së fundmi ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini tha se në 2 vite e gjysmë sa ai është në këtë dikaster ka punuar mbi këtë problematikë.

    “Ky është një proces 2 vjeçar në të cilin ne kemi punuar për të marrë hua. Kemi aplikuar edhe në fonde tjera, por deri tash pa sukses, për shkak të krizës kovid, ekonomike, energjetike. Besojmë dhe presim që deri në qershor të nënshkruajmë huazimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas kësaj fillojmë më prokurimin e këtyre mjeteve”, Naser Nuredini, Mininistër i Ekologjisë.

    E sa për ta zbutur situatën sado pak me deponinë, kryetari aktual i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, qysh në mandatin e tij të parë premtoi se brenda gjashtë muajve do ta rrethojë me mur.

    Lajmi Paraprak

    NATO fillon vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”

    Lajmi i rradhës

    Trençovska: Kontrolle për pagën minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë