Ndërpriten gërmimet në Serbi | Nuk u gjetën eshtra të shqiptarëve të zhdukur

    Për 12 ditë u gërmua për mbetje kockore pranë minierës në Shtaval, afër Sijenicës së Serbisë.

    Këtë të mërkurë, punimet u ndërprenë për shkak se në dy lokacionet pranë minierës nuk u gjetën mbetje skeletore, siç dyshohej të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

    Ekipet që kryen kërkimet e patën të pamundur të vazhdojnë me gërmim për shkak që institucionet serbe nuk ofruan informacione shtesë.

    Tash kur edhe kushtet atmosferike janë të favorshme për gërmim, institucionet e Kosovës duhet të presin për informata nga Serbia ose edhe pamje satelitore nga ndërkombëtarët në mënyrë që kenë argumente bindëse të vazhdojnë me punën.

    Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka akuzuar Serbinë për mosbashkëpunim sa i përket çështjes së të pagjeturve.

    Nga lufta e fundit rezultojnë të zhdukur edhe 1617 persona. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Hungari: Të huajt do të paguajnë më shumë për naftë sesa banorët lokalë

    Lajmi i rradhës

    “Primitivizmi i Xhaferit ka për qëllim të shkaktojë incident të ngjashëm me atë të 27 prillit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë