Ndërpriten protestat për shkak të festës së Kurban Bajramit

    Qytetarët bllokuan disa rrugë në mbarë vendin në shenjë proteste kundër propozimit francez.

    Protestuesit të mbështetura nga VMRO DPMNE dhe “e Majta” për një orë bllokuan rrugën Prilep-Pletvar, Radovish-Strumicë, Shtip-Veles si dhe udhëkryqin para Qeverisë.

    Në mbështetje të protestuesve, deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki deklaroi se pushteti është i obliguar që të dëgjojë kërkesën e popullit.

    “Populli qartë po i bën thirrje pushtetit dhe udhëheqësisë shtetërore të thotë JO për ultimatumin. Pushteti të mos mundohet përmes përpjekjeve në Parlament të shtyjë diçka, atje ku kanë makineri votuese dhe një grup të deputetëve për të cilët e dimë se do të votojnë sipas kërkesave të pushtetit. Pushteti është përgjegjës para këtij populli. Pushteti nuk guxon ti shesë interesat kombëtare maqedonase, por është e obliguar që të njëjtat i mbrojë”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Pas bllokimit të rrugëve kanë reaguar nga MPB të cilët thonë se është e kundërligjshme bllokimi i autostradave dhe rrugëve magjistrale.

    “Është njoftuar edhe bllokimi i autostradave dhe rrugëve magjistrale dhe atë, rruga drejt Prilepit, rrugët nga Radovishi drejtë Strumicës dhe nga Shtipi drejt Velesit, që është në kundërshtim me obligimet që i potencon ligji”, thonë nga MPB.

    Organizatorët e protestave thanë se sonte dhe nesër nuk do të mbajnë tubime në mbrëmje për shkak të festës së Bajramit, ndërsa në rrugë do të dalin sërish të dielën në ora 19.00. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kërkon të kthehet mbrapsht informacioni për përmbajtjen e kornizës negociuese

    Lajmi i rradhës

    Mosmarrëveshje të thella në takimin e G20

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë