Ndërpritet greva në arsim për një kohë të pacaktuar

    Greva në arsim ndërpritet përkohësisht. Kështu ka njoftuar kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, i cili tha se nga nesër mësimëdhënësit dhe nxënësit kthehen në shkolla.

    SAShK-u ka marr një vendim të këtillë pas njoftimit nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për zgjidhje paqësore te problemit.

    “Bëhet fjalë për respektim të ligjit, në rast se nuk arrijmë marrëveshje, ne sërish e aktivizojmë grevën. Megjithatë shpresojmë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë një zgjidhje të pranueshme, dhe të mos ketë nevojë që të aktivizojmë grevën”, tha Nedelkov.

    Lajmi Paraprak

    Kjo është opozita e fortë?

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Problemet e 30 viteve, Alternativa nuk mund t’u jep zgjidhje brenda një mandati

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë