NDËRTIMI ‘FSHEHURAZI’ NË ÇAIR | Ganiu: Garantoj që nuk do të lejohet, do të nisim kallëzim penal

    “Do të ngremë padi penale ndaj atyre që punojnë aty, meqë pronari nuk paraqitet”

    Kështu është shprehu kryetari i Çairit, Visar Ganiu në “10 Minuta” në TV21 në lidhje me ndërtimin banesor afër Shtëpisë së Pleqve në Çair, për të cilin tha se është pa leje dhe se nuk dihet kush është duke e ndërtuar, përcjell Nistori.

    “Ndërtimi ka nisur në orët e vona të natës dhe ne njoftimin e kemi marrë nga qytetarët. Ne me inspektoratin kemi dalë menjëherë në terren, kur kemi shkuar atje e kemi parë se si disa individë me mekanizëm punojnë. Ata tentonin t’i bindnin inspektorët se kanë leje, por një leje të tillë ua konfirmoj edhe njëherë se nuk kanë, as që kanë dorëzuar projekt dhe as që kanë aplikuar për leje kështu që është një objekt pa leje. Ne e kemi ndaluar”, tha Ganiu.

    Megjithatë, sërish kanë filluar ndërtimet dhe për këtë Ganiu thotë se do të ndërmarrin hapa më rigoroz.

    Në Çair ndërtohet pa leje në orët e vona / Ganiu: Garantoj që nuk do të lejohet, do të nisim kallëzim penal

     Sipas Ganiut investitori është i panjohur dhe fshehurazi po bëhet përpjekje të ngritët aty një ndërtesë e re.

    “Herën e parë kur kemi shkuar, për shkak se ndërtimi ka filluar në orët e vona të mbrëmjes dhe kemi marrë informata nga qytetarët, menjëherë jemi mundu me inspektoratin të dalim dhe atje kur kemi shkuar kemi parë njerëz me mekanizëm duke punuar dhe duke i bindur inspektorët se kanë leje. Ua konfirmojë edhe njëherë se nuk kanë leje”- deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

    Lajmi i rradhës

    Çfarë po ndodhë në policinë e Gostivarit, pothuajse të gjitha pozitat udhëheqëse në duart e LSDM-së!

    Lajme tjera

    (Pa)siguria në RMV!

    Gjendja e një trupi të pajetë, vrasje, dhuna, aksidente e viktima janë lajmet të cilat kanë mbushur kronikën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë