Ndihma përmes shkurtimit të pagave!

    Qeveria miratoi masa për ndihmë financiare për rastet sociale, të papunët dhe pensionistët me paga të ulëta. Kjo masë vlen vetëm për 4 muajt e ardhshëm dhe nuk bëhet fjalë për rritje të ndihmës sociale. Para do të jepen për kategoritë vulnerabël që nuk kanë marrë ndihmë nga shteti, ndërsa në kategorinë e të papunëve janë vetëm të falimentuarit dhe pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë, kurse personat me paga të ulëta nuk merren parasysh në masat e reja. Inflacioni në rritje tashmë ka ngrënë një pjesë të të ardhurave të qytetarëve, ndaj pyetja është se a do të mjaftojë kjo ndihmë përderisa kostoja e jetesës është rritur në 18.7% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ushqimi është shtrenjtuar deri në 30% në bazë të të dhënave zyrtare. Se a do të mjaftojë kjo ndihmë për tu përballur me krizën, nuk është e sigurt as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençeska. Ajo konsideron se duhet më shumë ndihmë por thekson se me masën e re do të marrin ndihmë një numër i madh i qytetarëve.

    “Gjithmonë është e mundur të bëhet më shumë, por duhet të kemi parasysh se me këtë grup masash kundër krizës do të mbulohet 180.000 qytetarë”, tha Trençevska.

    Trencevska gjithashtu theksoi edhe masat e miratuara më parë për rritje konstante të pagave, si dhe rritjen e pagës minimale dhe pensioneve. Ajo thotë se është sipas politikave për monitorimin e inflacionit dhe rrjedhimisht rritjen e pagave.

    “Metodologjia për pagën minimale dhe rregullimin e pensioneve është krijuar për të monitoruar rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare dhe kjo është një zgjidhje sistematike e problemeve me rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve”, tha Trençevska.

    Ajo gjithashtu shtoi se sistemi shtetëror në vazhdimësi do të monitorojë rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare, dhe në përputhje me rrethanat do të rriten dhe përshtaten pagat. Por nga ana tjetër  sindikatat  paralajmërojnë  se nga ana e qeverisë po planifikohet ulje e pagave të disa punonjësve në administratë. Sindikata e AOGjSh-it fillimisht ka reaguar rreth paralajmërimit për shkurtim të pagave të punëtorëve në administratë. Më pas nga kjo organizatë u paralajmërua se ka plan qeveritar që një përqindje e të punësuarve të punojnë nga shtëpia dhe në këtë mënyrë pagat e tyre do të ulen nga 10 deri në 30%, si dhe se ekziston mundësia e pezullimit dhe anulimit të kontratave kolektive.

    “Nuk do të lejojmë uljen e të drejtave të punëtorëve përmes shkurtimit të pagave, mospagesës së shtesave dhe kompensimeve nga paga. LSM dhe sindikatat e degëve pranë LSM-së nuk do të japin pëlqimin për asnjë ndryshim dhe plotësim të kontratave kolektive në drejtim të uljes së të drejtave të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës. Pas reagimeve të sindikatave kryeministri Kovaçevski tha se nuk do të ulen pagat e punëtorëve.

    Sipas Kovaçevskit me planin për konsolidimin fiskal të miratuar nga qeveria planifikohet të zvogëlohen shpenzimet e institucioneve duke kursyer para. Disa institucione që kanë numër të madh të punonjësve duhet të vlerësojnë nëse kanë nevojë konstante për të gjithë apo nëse disa punonjës mund të shkojnë me pushime për të kursyer energji elektrike. Me paga më të ulëta mund të mbeten drejtorët e kompanive publike, sidomos ato që janë në humbje. Pakoja e masave për përballje me krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve të propozuara nga qeveria tashmë është në shqyrtim në ministri dhe pasi të propozohen ndryshimet e nevojshme në disa ligje do të shkojë në Parlament për miratim/koha/

    Lajmi Paraprak

    Bashkimi Europian po shkon symbyllur drejt anarkisë

    Lajmi i rradhës

    Dy Dibrat një kohë të gjatë pa projekte të përbashkëta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë