“Ndihmat e BE-së për krizën energjetike duhet t’i përfshijnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”

    Duhet të gjejmë mekanizma në BE për përballjen me këtë krizë të përbashkët energjetike të cilat duhet t’i përfshijnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor në zgjidhjet të cilat kanë të bëjnë me gazin natyror, deklaroi presidenti italian Serxho Matarella në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e tij presidentin Stevo Pendarovski në Shkup.

    Sipas Matarellës, kriza me rritjen e paimagjinuar dhe të madhe të çmimeve të karburanteve, i shqetëson familjet dhe jetën e përditshme të familjeve dhe kompanive, e komprometon mënyrën e tyre të funksionimit. Italia, tha ai, para katër muajve i ka propozuar BE-së që të vendosë çmim maksimal të vlerës së gazit, por shtoi, madje tani disa vende janë bindur se kjo është e domosdoshme.

    “Nëse do të ishte pranuar katër muaj më parë kur e propozuam tani, do të ishin shmangur disa pasoja të tjera. Duhet të shkohet më tej. Ne duhet të përballemi me disa çështje urgjente në BE. Pra, ne duhet të mbrojmë familjet dhe firmat nga spekulimet, politike dhe financiare. Dhe ka një nevojë tjetër, ajo është përballë problemeve kaq të mëdha që asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë i vetëm. Ne duhet të gjejmë mekanizma në BE që duhet të përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë të ardhme të përbashkët, krizë të përbashkët dhe zgjidhje lidhur me hidrogjenin dhe gazin. Por këto zgjidhje duhet të japin edhe zgjidhje të tjera për krizën, e cila po redukton pasojat e rritjes së çmimit. Evropa shumë shpejt duhet të punojë për zgjidhje alternative në krahasim me gazin që vjen nga Rusia. Pra, duhet të punojë për energjitë alternative dhe të shmangë negociatat me ata që furnizojnë, gjegjësisht e ofrojnë atë energji, të gjejë zgjidhje të pavarura. Italia së shpejti duhet të bëhet e pavarur nga gazi rus”, tha Matarella në pyetjen e gazetarëve, duke theksuar se mekanizmat e përgatitur nga KE duhet të përfshijnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Presidenti Pendarovski përkujtoi se pardje në Shkup ka biseduar edhe me presidenten e Sllovakisë, Zuzana Çaputova e cila gjithashtu është anëtare e BE-së dhe ka kërkuar ndihmë për përballjen me krizën energjetike, e cila i prek të gjitha vendet, gjatë kësaj shfaqi shpresë se ajo do të jetë ndihmë plotësuese për vendin krahas konkluzioneve të miratuara në Këshillin e Sigurisë duke pasur parasysh kapacitetet e vjetërsuara me të cilat disponojmë.

    “Ngjashëm si për vaksinat kur ekzistonte një mekanizëm pan-evropian për shpërndarjen e vaksinave dhe këtë herë ne tashmë kemi propozuar, megjithëse nuk jemi anëtare të BE-së, në mënyrë të ngjashme që Bashkimi të na ndihmojë neve gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi mbështetje nga Sllovakia në këtë drejtim, kolegu italian Matarella tha se do të angazhohen për të njëjtën qasje. Edhe vendet më të mëdha nuk mund ta përballojnë vetë këtë krizë. Italia është në grupin e shtatë ekonomive më të fuqishme në botë dhe po kërkon sërish mekanizma më gjerë në kontinentin evropian që do ta ndihmojnë. Pajisjet janë të vjetra, burimet janë ato, ekspertët që konsultuam e konfirmuan këtë. Gjatë shpalljes së të gjitha atyre masave, kryeministri tha se pajisjet e vjetra do të jenë një faktor kufizues. Shpresoj se një nga këto, siç i quani ju, variante rezervë mund dhe duhet të jetë ndihma e BE-së”, theksoi Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Zaev: 25 për qind e qytetarëve të cilët janë mbështetës të VMRO-DPMNE-së, janë pro referendumit

    Lajmi i rradhës

    Diplomatët europianë mbajnë “diskutim të rëndësishëm” me Kurtin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë