Ndihmuan arratisjen e një të burgosuri, arrestohen 17 gardianë në “Idrizovë”

    Policia ka arrestuar 17 gardianë nga burgu i Idrizovës mbi dyshimet për “mundësimin e arratisjes” dhe “ndihmë ne kryerjen e veprës penale”.

    Për 6 gardianë të cilët nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ndiqen penalisht se kanë mundësuar arratisjen e një të dënuari për vrasje, organi i akuzës ka kërkuar masën e paraburgimit. Për 11 të tjerë, vepra e të cilëve ndodhet në fazë para hetimore janë kërkuar masa kujdesi.

    “Më 26 tetor 2023 nga një shtëpi private e shëndetit, 5 gardianët e dyshuar nga burgu i Idrizovës si grup, me paramendim dhe me ndihmën e një gardiani tjetër (praktikant) kanë mundësuar arratisjen e një personi të dënuar për vrasje. Në ditën përkatëse i dënuari është shoqëruar nga dy gardianë në pjesën e paraparë për duhanpirës. Aty bashkërisht kanë qëndruar rreth gjysmë ore, kur edhe gardianët janë larguar ndërsa të dënuarit i kanë mundësuar që të largohet dhe të arratiset me veturë. Të dyshuarit nuk e kanë paraqitur rastin tek eprorët e burgut dhe këtë nuk e kanë bërë as ndërrimi i dytë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

    Në procedurë para hetimore janë përfshirë 11 policë të tjerë të cilët brenda datave 19-26 tetor 2023 derisa i dënuari ka qenë në kurim spitalor, i është mundësuar largimi dhe kthimi disa herë. Ata do të ndiqen penalisht për “ndihëm në kryerje të veprës penale”.

    “Gjatë qëndrimit të personit të dënuar në spital, të dyshuarit si bashkë kryerës të veprës penale derisa kanë qenë në ndërrim e kanë liruar të dënuarin i cili i ishte besuar për të siguruar në kurim. I dënuari është larguar disa herë pa pengesa nga shtëpia e shëndetit dhe pas disa orëve është kthyer përsëri”, thonë nga Prokuroria Publike.

    Lajmi Paraprak

    LSDM-ja dhe VMRO-ja refuzojnë kushtin e BDI-së për presidentin

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë