Ndotësit nga stufat e gazit vrasin 40 mijë europianë çdo vit, zbulon një raport

    Stufat me gaz vrasin 40,000 evropianë çdo vit duke “pompuar” ndotës në mushkëritë e tyre, ka gjetur një raport.

    Sipas The Guardian, stufat nxjerrin gazra të dëmshëm të lidhur me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, por ekspertët paralajmërojnë se ka pak ndërgjegjësim publik për rreziqet e tyre.

    Madje, mesatarisht, përdorimi i një stufe me gaz “gërryen” gati dy vjet nga jeta e një personi, sipas një studimi të familjeve në BE dhe MB.

    “Shkalla e problemit është shumë më e keqe nga sa mendonim”, ka thënë autorja kryesore Juana María Delgado-Saborit, e cila drejton laboratorin e kërkimit të shëndetit mjedisor në “Jaume I University” në Spanjë.

    Studiuesit ia atribuuan 36.031 vdekje të hershme çdo vit sobave me gaz në BE dhe 3.928 të tjera në MB.

    Ata thonë se vlerësimet e tyre janë konservatore, sepse ata morën parasysh vetëm efektet shëndetësore të dioksidit të azotit (NO2), dhe jo gazeve të tjera si monoksidi i karbonit dhe benzeni.

    Sipas shkrimit të The Guardian, një në tri familje në BE gatuan me gaz, duke u rritur në 54% të familjeve në MB dhe më shumë se 60% në Itali, Holandë, Rumani dhe Hungari.

    Rezultatet thuhet se janë në përputhje me një studim në ShBA në maj, i cili zbuloi se stufat me gaz dhe propan kontribuojnë deri në 19,000 vdekje të të rriturve çdo vit. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    E vetmja yndyrë në ushqim e cila nuk e dëmton shëndetin!

    Lajmi i rradhës

    Roli i arrave për shëndetin e sistemit tretës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë