Rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, reagon Rusia!

    Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin shqiptar.

    Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehet e vendosur se personat e përfshirë në këto krime lufte duhet të përballen ashpër me një dënim të ashpër.

    “Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

    CFARE PARASHIKON REZOLUTA?

    Më 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezoluta që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales.

    Të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, rezoluta thotë se mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    Si përhapin dezinformata për Kosovën kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram?

    Lajmi i rradhës

    Politika, politikani dhe shpërdorimi i gjuhës politike…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë