Ndriçim led, për të kursyer rrymë, Ambasada e Zvicrës “shpëton” komunat e Pollogut

    Komunat rurale në rajonin e Pollogut kanë fituar donacion nga ambasada zvicerane për të vendosur ndriçim led. Kryetari i komunës së Tearcës thotë se me vetëm 30% e ndërrimit të dritave e kanë ulur koston 12%.

    “Në komunën tonë ka arritur numri mbi 800 dritave që janë ndërruar në pesë mujorin e kaluar dhe kjo për ne paraqet një ndër sfidat tonët për ndriçimin publik në të gjithë rajonin e komunës së Tearcës”, tha Nuhi Neziri – kryetar i Komunës së Tearcës.

    Komuna e Vrapçishtit është komuna e parë që e ka bërë ndryshimin e të gjitha dritave dhe deri më tani ka ulur deri në 30% koston e rrymës për ndriçimin publik.

    “Pesë muaj rresht i shfrytëzojnë beneficonet e këtij projekti, me një fjalë rritet dhe siguria pasi që është vendosur ndriçim inteligjent, lëvizja më e lirë e qytetarëve dhe veturave është lehtësuar por edhe ka përmirësuar dhe e përmirëson performancën dhe ka më shumë mjete për komunën”, u shpreh Zllatko Perinski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

    Nga ambasada e Zvicrës thonë komunat që i kanë plotësuar kushtet kanë përfituar nga ky projekt dhe ato janë komuna e Tearcës, Jegunocit, Bogovinës dhe Vrapçishtit. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ohri dhe Struga nën ethet e ajrit të ndotur gjatë sezonit të dimrit

    Lajmi i rradhës

    Policia e RMV arrestoi një inspektore ndërtimi për marrje ryshfeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë