Bashkësia Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut informon se edhe këtë vit nuk do të mund të kryhet haxhi.
Nga BFI, përcjell Nistori, thonë se ky vendim vjen pas informacioneve që i kanë marrë nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite.
“Marrë parasysh dëshirën tuaj të flaktë për të kryer Haxhin – kushtin e pestë të Islamit – me keqardhje ju informojmë për lajmin që na ka arritur nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite se edhe këtë vit nuk do mund të kryhet dhe të organizohet Haxhi”.
“Gjendja e jashtëzakonshme që po vazhdon nga sëmundja fatkeqe Kovid-19 bën që Arabia Saudite të mos ketë mundësi që t’i hap kufijtë dhe ta mundësojë kryerjen e Haxhit me qëllim sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit të besimtarëve. Mbesim me shpresë, që kjo sëmundje të ketë fundin e vet dhe inshallah viteve të ardhshme të vazhdojë kryerja e këtij obligimi fetar. Allahu ju bekoftë me të mirat e Tij!”, thonë nga BFI.
Ndryshe, Arabia Saudite këtë vit do ta organizojë haxhin, por me numër të kufizuar të haxhinjve dhe nën kushte të rrepta, për shkak të COVID-19./Nistori/