Ndryshime ligjore për uljen e numrit të komunave

    Ministria e Vetëqeverisjes Lokale është angazhuar për të formuar dhe propozuar një model të ri të organizimit territorial dhe të vetëqeverisjes lokale. Plani i ri që është duke u përgatitur do të parasheh zvogëlimin e numrit të komunave dhe uljen e numrit të rajoneve planifikuese. Modeli i ri i organizimit territorial dhe i vetëqeverisjes lokale do të ketë tre baza kryesore: efikasitet më të madh në funksionimin e vetë pushtetit lokal, pastaj vetëqeverisja lokale duhet të ketë bashkëpunim shumë më të mirë me pushtetin qendror dhe së treti, krijimi i një mjedisi, mekanizmash, modelesh dhe instrumentesh që do të jenë shumë më tepër në funksion të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.

    Derisa ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në një intervistë për mediat vendore ka deklaruar se të gjitha zgjidhjet e rëndësishme normative, sistematike, siç është organizimi territorial i vetëqeverisjes lokale, duhet të jenë rezultat i një debati të gjerë, me konsultimeve me të gjithë aktorët dhe me një synim të përcaktuar saktë, për ta pasur parasysh se çfarë do të bëhet. Sipas tij, aktualisht është duke u vlerësuar puna në zbatimin e Ligjit për organizimin territorial të Vetëqeverisjes Lokale. Sa i përket nivelit të ulët të decentralizimit fiskal, Penov vlerëson se kjo nuk mund të jetë një masë e njëhershme që do t’i zgjidhë të gjitha çështjet si me shkop magjik, duke shtuar se komunat duhet të bëjnë gjithçka që kanë për të ulur kostot.

    “Nuk ka kohë për të zhvendosur përgjegjësinë. Ata që dinë të menaxhojnë në kushte krize do të kenë sukses. Dhe komunikimi mes pushtetit qendror dhe atij vendor është një domosdoshmëri dhe unë insistoj që në ditën e parë të mandatit tim. Derisa kriza është një rrezik serioz për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, por edhe një sfidë. Zgjidhjet më të mira vijnë si pasojë e detyrimit, pikërisht në situata krize. Kryetarët e Komunave që janë menaxherë të mirë tani po mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të rritur kursimet, për të përdorur burimet e tyre, për të qenë më të pavarur dhe për të funksionuar më ekonomikisht. Derisa për momentin çdo familje është duke e bërë këtë”, deklaroi Penov.

    Lidhur me komunikimin me kryetaren e Shkupit, ai thotë se është shumë i kuptueshëm, si me çdo kryetar tjetër komune, ndërsa për pezullimin e mundshëm të punëve apo kompetencave të qytetit për të “filluar” disa projekte tjera, u shpreh se nuk e sheh një mundësi të tillë.

    “Unë mbroj zgjidhje të qëndrueshme përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Nëse një problem mund të zgjidhet me një përpjekje të përbashkët të pushtetit qendror dhe vendor, atëherë le ta zgjidhim atë. Nëse secili qëndron i varrosur në hendekun e vet dhe në vend të zgjidhjes ofron justifikim apo sulm, atëherë gjërat nuk do të lëvizin, nuk do të ketë zgjidhje dhe qytetarët e vuajnë çdo ditë dëmin, thotë ai në intervistë”, deklaroi ai.

    Penov gjithashtu ka shtuar se sistemi i vetëqeverisjes lokale është themeluar mbi parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe praktikat e mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. “Në thelb sistemi është modern dhe evropian dhe deri më tani nuk ka pasur vërejtje serioze nga Këshilli i Evropës. Në raportet e Komisionit Evropian, theksi vihet te decentralizimi fiskal, transparenca dhe llogaridhënia, si dhe mjaftueshmëria e fondeve për zhvillim të balancuar rajonal. Pra, nuk bëhet fjalë për defekte në sistem, por për ndërtimin e kapaciteteve dhe burimeve për zbatimin konsekuent të tij, pa improvizime”, u shpreh Penov. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Të ecësh vetë

    Lajmi i rradhës

    OBSh thotë se Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë