KODRA E DIELLIT – SI TA MERITOJMË KËTË BUKURI?! (FOTO)

    Gazetar | Emir Hamzi

    Kodra e Diellit është bukuria e veçantë e Malit Sharr. Kodra është e mrekullueshme për bukuritë dhe dobitë e saj që ofron gjatë katër stinëve të vitit. Magjepse me terrenet e saj të skive, për të gjitha nivelet, por jo vetëm kaq. Ka një shteg malor edhe për ata që dëshirojnë të ngjiten me automjetet e tyre malore, shkruan Nistori.

    Në përgjjithësi, Kodra, padyshim ia vlen të vizitohet për t’u zhytur në jetën tipike të malit, meditimit dhe bukurive në kohën më të mirë të saj. Dielli dhe bora nuk janë të zakonshme si në vendet tjera, por janë të veçantie të rrallë. Besoni, edhe nëse nuk jeni zakonisht një person që nuk ju pëlqen ecja, do t’ju pëlqejë të përshkoni Kodrën e Diellit dhe rajonin përreth në këmbë, pa e ndjerë lodhjen. Ajri është karakteristika më e veçantë e saj. Pyjet e gjelbërta të sharrit dhe rrezet e diellit në dukje të pafundme. Thjesht sa po t’ju kap syri peisazhin e parë, do të dëshironi të gjarpëroni përgjatë shtigjeve piktoreske të zonës.

    Kodra është një luginë e gjelbër e mbyllur midis shpateve të pjerrëta malore, është gjithashtu një nga vendpushimet më të mëdha që bashkon turistë të vendeve të ndryshme. Kodra përfundimisht dominohet nga mali, i lakuar me hijeshi, duke e bërë pothuajse çdo kënd i saj pamje kartolinë.

    Cila është koha më e mirë për të vizituar Kodrën e Diellit?

    Vera e lartë deri në fillim të vjeshtës është koha më e mirë për të ardhur në Kodrën e Dielli. Vizita në pranverë është përgjithësisht një ide e mirë – shumica e shtigjeve janë të lira, nuk ka turma.

    Kodra ka kohë që është lënë në harresë nga politika. Premtimet vazhdojnë për përmirësimin e kushteve në këtë zonë, por gjërat hapërojnë shumë ngadalë. Tetovarët dhe turistët e presin me padurim një investim të qëndrueshëm që do të gjenerojë ekonomi, me qëllim për vetmirëmbajtje dhe të mos ketë fatin e mëshirës se, kur do të bëhet diçka në këtë vend malor.

    Kodra e Diellit kërkon pak fjalë dhe ju pret për një vizitë për t’ju dhënë përgjigjen e saj me bukuritë që ka veshur. Kodra e Diellit është ikonë e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkup: Dëshiroi ta martojë motrën e mitur me dhunë në Serbi, arrestohen katër persona

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Edhe kur kam qenë në opozitë, kam qenë në pozitë – kemi përmbysur sisteme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë