“Kishte dalë plaka në bjeshke herrët në mars, edhe lëvduar në atë kohë se e munda dimrin. Dhe thotë plaka dola në bjeshkë e s`ia kam gajlen kujt, bashkë me shtatë djemtë, atëherë Zoti madh i drejtohet muajit mars, mars o vëlla më jep tre ditë hua sa ta mbys plakën me gjithë që ka. Asnjëherë sikur sivjet s`ka ndodh. Janë shkund plakat përpara por kanë qenë më të bura, shumë të egra sivjet”, tha Zijadin Haxhi Imeri banor i Novosellës.
Edhe pse ishin përgatitur më për punët e pranverës, banorët ndezën sërish sobat, ndërsa ankohen se, dimri i zgjatur, i ka gjetur pa dru për ngrohje.
“Mbushi 68 vjet tash dhe për moshën time nuk mbaj mend që në prill të kemi pasur kështu borë në Novosellë. Më herët ka pasur edhe më shumë borë por kështu temperatura të ulëta tre ditë radhazi jo. Natën kemi pas deri në minus 13 gradë. Shumica e qytetarëve kanë problem me drutë”, u shpreh një banor.
“Më shumë dru kemi harxhuar këto ditë se sa dimrit. Ka qenë ftoftë i egër”.
Ka fundi këta banorë janë edhe me zahirenë për kafshët. Janë detyruar që, kuajt ti lëshojnë për kullotje nëpër livadhet e fshatit, por, për fat të keq bora mbuloi kullosën.
“Dobët me zahirenë jemi. Dimri u shtua, ne ishin të përgatitur deri tani e tani e tutje skam ë e shihni edhe vetë, i kemi lëshuar kuajt për kullot nëpër livadhe por bora e madhe s`ka çka të hanë,” tha një tjetër banor. /Alsat/