Filipçe: Jemi në fillimin e një vale të re të Covid-19

    Ministri Venko Filipçe, sot para mediave tha se Maqedonia është në fillimin e një vale të re të virusit korona. “Numrat po rriten dhe kjo është dëshmi se po përballemi me një valë të re të virusit korona”, deklaroi Filipçe.

    “Sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave në vend. Në fund konstatuam se vendi ynë është në fillim të një vale të re me virusin korona, por kjo po ndodh edhe në vendet e rajonit.  Sepse numri i infektimeve të reja është rritur në të gjithë rajonin”, tha Filipçe.

    Ministri u shpreh se situata më e keqe është në Tetovë, ku ka numrin më të madh të të shtruarve.

    “Momentalisht më kritike situata është në Tetovë, 45 pacientë të shtruar, numri i pacientëve të rinj është i lartë edhe në Shkup dhe Gostivar, dhe që nga dje disa qytete të tjera Kumanovë, Kërçovë, Kavadarc, Strumicë, por në këto qytete nuk ka presion në spitale”, përfundoi Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Dështon protesta kundër Goran Bregoviç, dalin vetëm katër persona

    Lajmi i rradhës

    A do t’i mbijetojë pandemisë pavarësia e informacionit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë