NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Andonovski: Së pari garancë se askush nuk do ta pengojë procesin e anëtarësimit në BE

    Stefan Andonovski, Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në VMRO-DPMNE, në emisionin “Intervistë në Shenja”, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kërkesa për futjen e bullgarëve në Kushtetutë ka ardhur në vitin 2020 dhe asnjë herë më parë.

    Ai tha se në Maqedoni të drejtat e pakicave janë të mbrojtur shumë herë më shumë se sa shumë anëtare të BE-së.

    “Bullgaria kërkon, praktikisht rrugës për në BE të kemi dy tavolina për bisedime. Hipotetikisht, nesër ne ta ndryshojmë kushtetutën, pasnesër të na ndodh ndonjë narko diler tani le të jetë jo nga Ohri por nga Resnja dhe i cili do të përleshet diku në rrugë dhe do të thotë se kjo ka ndodhur për shkak se jam bullgar, dhe ne do të na vendosin veto, pse, sepse nuk e kemi mbrojtur këtë personazh nga Resnja, i cili është përleshur”, tha Andonovski.

    Ai tha se për këtë shkak ata dëshirojnë së pari garancione se askush nuk do të na pengojë procesin. /Shenja/

    Lajmi Paraprak

    Studentët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë kushte më të mira

    Lajmi i rradhës

    Këshilla praktike nga mjekët kundër mbipeshës dhe obezitetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë