NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Kovaçevski: Përgjegjësia është e të gjitha partive politike

    Vlerësoj se të gjitha partitë politike dhe të gjithë politikanët, të cilët në mënyrë deklarative janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tani duhet të tregojnë se janë edhe realisht me vendime, me vendosmëri dhe me vizion për anëtarësim në BE. Përgjegjësia për atë është në të gjitha partitë politike, jo vetëm deklarativisht, por realisht, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në ngjarjen e sotme kushtuar humanitetit dhe solidaritetit me popullatën e pësuar të Turqisë dhe Sirisë, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Kovaçevski deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një individi, një qeverie apo një partie politike, por janë përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike. Sepse sipas Kovaçevskit kjo do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

    “Ne jemi koalicion që ka për qëllim anëtarësimin në BE, një nga vendimet që na pret në atë rrugën janë dhe ndryshimet kushtetuese, me qëllim përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga konkluzionet të cilat Kuvendi i miratoi me shumicë votash gjatë muajit korrik të viti të kaluar dhe të cilat janë pjesë e kornizës negociuese me 27 vendet anëtare të BE-së… Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një personi, as i një partie politike, e as një qeverie, por janë proces për gjithë shoqërinë që do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Kovaçevski.

    “Procedura për ndryshimet kushtetuese po udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, me grupin e ekspertëve ku do të marrin pjesë shumë ekspert. Unë kam thënë se duhet të marrin pjesë edhe ekspert të propozuar nga opozita. Më pas procesi duhet të vazhdojë në Kuvend në Komisionin për Ndryshime Kushtetuese të cilin e udhëheq kryetari i kuvendit”, tha Kovaçevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së jetojnë në shtetin më të palumtur të Ballkanit!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë