Ndryshon ligji, do të rriten pagat në arsimin e lartë

    Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim të lartë me të cilin mundësohet rritja e pagave të të punësuarve në universitetet publike. Vendimi i Kuvendit erdhi disa ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja kolektive për rritjen e pagave të të punësuarve në Shën Kirili dhe Metodi, gjë që nxiti protesta dhe reagime nga universitetet e tjera publike, të cilët aktin e quajtën diskriminues.

    “Qëllimi i këtij ligji është që të kemi një unifikim të pagave në arsimin e lartë duke pasur parasysh që Universiteti Shën Kirili dhe Metodi ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektivisht me kryetarin, dhe në këto rrethana kur nuk mundemi të nënshkruajmë marrëveshje kolektive me të gjitha universitetet tjera, mbetet si mekanizëm që të njëjtësojmë vlerën e koeficienteve në ligjin për arsimin e lartë”, tha Arbër Ademi, deputet.

    Rritja e koeficientit të pagave në arsimin e lartë përfshin profesorët, këshilltarët shkencor, lektorët, asistentët dhe të punësuarit në administratën e universiteteve. Ligji u votua nga 88 deputetë, përfshirë edhe opozitën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    “Çështja e Bullgarisë të mos përdoret për fushatë zgjedhore”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë