Në afërsi të diskotekës në Koçan kishte rezervuar nëntokësor të naftës

    Në afërsi të diskotekës “Pulse” ndodhej një magazinë karburanti, ku 59 persona humbën jetën nga zjarri mëngjesin e së dielës dhe mbi 150 u plagosën. Rezervuari i naftës ishte në një ndërtesë tjetër dhe u zbulua nga ana e krim-teknikës.

    Nga Brigada e Zjarrfikësve të Koçanit kanë konfirmuar për MPB-në se në afërsi të diskotekës ka një rezervuar me naftë, por se ajo ishte në një objekt tjetër. Nga atje nuk e dinë saktësisht nëse dhe sa naftë kishte në rezervuar.

    Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria.

    “Gjatë inspektimit është konstatuar se në afërsi të objektit ndodhej një magazinë karburantesh. Të gjitha rrethanat e tjera janë duke u hetuar”, njoftoi Prokuroria.

    Lajmin e ka publikuar fillimisht “Informeri” serb duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve okularë të cilët pretendojnë se bëhet fjalë për një cisternë të groposur ilegalisht me 10 tonë naftë që ka qenë në pronësi të pronarit të diskotekës. Portali publikoi gjithashtu një video nga rezervari dhe deklarata nga banorët vendas.

    Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

    Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

    Lajmi Paraprak

    Angellov: varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan do të bëhet të enjten

    Lajmi i rradhës

    Protestë në Shkup, kërkohet përgjegjësi për tragjedinë në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë