“Në Bruksel këto ditë do të merren vendime për luftë apo paqe”

    Ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar për Tanjug se në emër të tij dhe të Partisë Socialiste, do t’i ofrojë mbështetje të plotë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në ato që ai i referohet si momente të vështira për Serbinë dhe popullin e saj.

    “Jam i sigurtë që Aleksandar Vuçiq në mënyrën më të mirë do të ruaj paqen dhe të mbrojë qytetarët tonë dhe interesat nacionale gjatë takimeve në Bruksel. I bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve të vendeve të BE-së që deklarohen lidhur me atë se pala kosovare nuk po respekton asnjë marrëveshje të Brukselit, duke refuzuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe në mënyrë të njëanshme me veprimet e saj po rrezikon paqen”, tha ndër tjera ai.

    Daçiq gjithashtu ka theksuar se rezultatet e takimit në Bruksel do të përcaktojnë zhvillimet e mëtejshme të situatës në Kosovë, që ka rëndësi të madhe për Serbinë dhe popullin e saj.

    “Për këtë duhet që të gjitha subjektet politike në Serbi të jenë të bashkuara në mbështetje të Vuçiqit, në këto ditë kur vendoset për luftë apo paqe në Kosovë”, tha për fund politikani serb.

    Lajmi Paraprak

    Organizata Ndërkombëtare e Punës: Mbi 70 milionë të rinj në mbarë botën janë ende të papunë

    Lajmi i rradhës

    Historianët bullgarë: Moszbatimi i rekomandimeve, pasoja të pakëndshme për Shkupin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë