Në Dibër nuk do të ketë rreth të dytë, gjykata e pranon ankesën e ASH-AAA

    Gjykata Administrative pranoi ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër.

    Kjo do të thotë se rezultatet e votimit për kryetar dhe këshilltarë në atë vend janë anuluar. Në Dibër më 31 tetor nuk do të ketë raund të dytë votimi, por në vendvotimin e përmendur do të mbahet rivotim.

    Në raundin e parë, kandidati i Aleancës-Alternativës në Dibër, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se rivali Hekuran Duka nga BDI.

    Në këtë vendvotim janë regjistruar 697 votues. Në raundin e parë votuan 468 persona. Pocesta ka marrë 271 vota, ndërsa Duka 195. Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, Petrit Klenja. Ai mori vetëm 2 vota. Ky vendim i Gjykatës Administrative vjen pasi koalicioni opozitar shqiptarë bëri ankesë ndaj procesit zgjedhor për disa arsye.

    Ndër të tjera, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor, nuk janë deklaruar arsyet për këtë, nuk ka pasur nënshkrim nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, dhe procesi në këtë vendvotim është udhëhequr nga një kryetar i cili më parë ka qenë i shkarkuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

    Lajmi Paraprak

    Gjermani, vazhdon mungesa e fuqisë punëtore

    Lajmi i rradhës

    Si të kuroni ekzemën me anë të regjimit ushqimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë